Hoti u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Në kuadër të vizitës së tij të parë si Kryeministër i Kosovës në Tiranë, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, u prit edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Në këtë takim, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e shtetit shqiptar dhënë Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Njëkohësisht, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve, si dhe gatishmërinë e plotë për ta forcuar dhe më shumë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha dimensionet./21Media