Hoti tregon nëse do të lejohet mbajtja e dasmave nga 1 korriku

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e sotme për media u pyet nëse do të lejohet mbajtja e dasmave dhe hapja e klubeve të natës nga 1 korriku për shkak të situatës me COVID-19.

Por Hoti theksoi se është e vështirë që një gjë  e tillë të mund të ndodhë.

“Para një jave, kur e kemi shqyrtuar situatën, plani jonë ka qenë që me 1 korrik të lëvizim në atë drejtim. Me gjendjen me të cilën po përballemi vështirë që mund të lëvizim në atë drejtim”, tha ai.

Kryeministri ka shtuar se do të ndalojnë grumbullimin e njerëzve në hapësira të brendshme dhe të jashtme në më shumë se 100 persona.