Foto: ZKM

Hoti: Territori i Kosovës i pa negociueshëm, Kushtetuta e paprekshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas një njoftimi të Zyrës së kryeministrit, Hoti e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar sukses në finalizimin e këtij procesi.

“Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit, që u mbajt më 10 korrik 2020. Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, thuhet në komunikatë.

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës.

Ai sot ka zhvilluar takim edhe me ushtruesen e detyrë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajçak: Do të ishte joprofesionale të vendosja harta tjera