Hoti takon sot Ambasadorin e ShBA-së

Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe do të fillojë në ora 15:45.

Sipas njoftimit nga kryeministria, mediat do të lejohen vetëm të marrin pamje.

Takimi mes Hotit dhe Kosnett vjen pas emërimit të Hotit si kryeministër.