Foto: ZKM

Hoti takon Sindikatën e Telekomit, i siguron për angazhim në gjetjen e zgjidhjes së favorshme

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot drejtuesit e Sindikatës së Telekomit, të cilët i siguroi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të gjetur në një afat optimal një zgjidhje të favorshme për këtë kompani me interes strategjik për ekonominë e vendit.

“Kryeministri Hoti kërkoi që Telekomi të vazhdojë t’u ofrojë shërbimet e veta qytetarëve, ndërkohë që Qeveria do ta ketë prioritet stabilizimin dhe rivitalizimin e Telekomit”, thuhet në komunikatë..