Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Hoti takon prijësit fetar, diskutojnë për pasojat e pandemisë COVID-19

Kryeministri i vendi, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar dy takime të ndara me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, dhe Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilët ka biseduar për gjendjen me pandeminë  COVID-19.

Hoti përmes një postimi në facebook ka theksuar falënderimin për rolin e tyre në respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare.

“I falënderova për rolin e tyre dhe të bashkësive të tjera fetare, për bashkëjetesë dhe harmoni ndërmjet besimeve të ndryshme, ndërsa i vlerësoj jashtëzakonisht shumë për angazhimin për respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare, të cilat janë ndërmarrë si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid 19”, ka shkruar Hoti në facebook.

Më 12 korrik të këtij viti Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha aktivitetet fetare në të gjitha xhamitë e vendit.

KBRIK ka thënë se i ka marrë duke u nisur nga parimi islam se ruajtja e shëndetit dhe mbrojtja e jetës së njeriut është nga objektivat kryesore të fesë islame dhe  duke vlerësuar gjendjen e rritjes enorme të të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë.

Bashkësia Islame e Kosovës pezullon të gjitha aktivitetet fetare në të gjitha xhamitë e vendit

`