Kryeministri Hoti në takim me përfaqësuesit e ARKEP-it Foto: ZKM

Hoti takon përfaqësuesit e ARKEP-it

Kryeministri Hoti së bashkë me zëvendësin e tij Driton Selmanaj dhe ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashin kanë takuar përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Sipas komunikatës së Qeverisë në takim është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e telekomunikimit në vend.

“Kryeministri Hoti tha se Qeveria e Kosovës e trajton me prioritet, si një interes strategjik për vendin, zhvillimin dhe avancimin e sektorit të telekomunikimit, në pajtim me ecurinë e zhvillimit global dinamik të këtij sektori”, thuhet në komunikatë.

Ditëve të fundit është konfirmuar se Telekomi i Serbisë ka bërë ofertë për të blerë kompaninë telefonike dhe të internetit IPKO, e cila i ka në shitje aksionet e saj.

Ka pasur reagime të ashpra në Kosovë duke kërkuar që të mos lejohet shitja e kompanisë IPKO tek Telekomi i Serbisë.

Telekomi i Serbisë konfirmon ofertën për të blerë IPKO-n