Hoti sot raporton para deputetëve për menaxhimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot pritet të raportojë në Kuvend lidhur me menaxhimin e COVID-19.

Kuvendi me këtë rast do të mbajë debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë.

Kjo seancë është thirrur të nis në ora 16:00.

Numri i lartë i infektimeve në Kosovë nga coronavirusi, ka bërë që kryeministri Hoti të ftohet për raportim para deputetëve.