Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Shuarja e Task Forcës Antikorrupsion nuk e ngadalëson liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se vendimit për shuarjes së Task Forcës Antikorrupsion duhet t’i frikësohen vetëm ata që e dinë se do tu shkojnë gjërave deri në fund.

Hoti tha se janë spekulime deklaratat se shuarja e Task Forcës Antikorrupsion do të shtyjë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Hoti paralajmëroi se do të ketë edhe vendime të tjera për vedosjen e ligjshmërisë në vend.

“Keni me pa edhe vendime tjera edhe më të fuqishme në vendosjen e ligjshmërisë në çdo nivel. Këto vendime do të qojnë më shpejt drejt liberalizimit të vizave. Plani jonë është i qartë me këtë Task Forcë. Task Forca do ta vazhdojë punën e vet ,organogrami i ri i policisë do të përgatitet në konsultim të ngushtë nga partnerët tanë ndërkombëtar dhe  mbikëqyrur. Është edhe bashkëpunimi i ngushtë i policisë me prokurorinë”, tha ai.

Hoti edhe dje në Kuvendin e Kosovës tha se vendimin që e ka marrë tani qeveria është për ta kthyer ligjshmërinë.

Hoti përballet me pyetjet e opozitës rreth shuarjes së Task Forcës anti-korrupsion, e quan atë jokushtetuese