Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti shprehet i shokuar me sulmin terrorist në Francë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i shokuar me sulmin terrorist në Francë.

Ai përmes rrjetit Twitter ka dënuar sulmin si dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“I shokuar me lajmet për sulmin terrorist në Nicë të Francës. E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm në Nice dhe sulmet terroriste të ditëve të fundit në Francë. Ngushëllimet më të thella dhe përzemërta për familjet e viktimave dhe popullit të Francës,” ka shkruar Hoti.

Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë.

Sipas raportimeve franceze, një grua dhe një burrë kanë vdekur si shkak i sulmit, derisa i dyshuari është ndaluar 10 minuta më vonë, para se të dërgohej në spital.

Tre persona të vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në Nicë