Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Shpallja e pavarësisë së Kosovës, është projekti më i madh i fuqizimit të kombit shqiptar

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në nder të përvjetorit të 13-të  të pavarësisë së Kosovës, së bashku më kabinetin e tij, ka bërë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova.

Gjatë kësaj vizite, Hoti tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është projekti më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

“Po fillojmë homazhet, këtu, nga ky vend i cili është ati themeltar i Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej, i fuqizimit të kombit shqiptar, pjesë e familjes euroatlantike. Qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës familjes Rugova dhe shfrytëzoj mundësinë që të uroj të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë”, tha Hoti.

Kosova sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë