Hoti shkon nesër në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do t’i përgjigjet ftesës që mori ditë më parë nga homologu shqiptar, Edi Rama.

Hoti të premten do të vizitojë Shqipërinë.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, përveç me Ramën, do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeministri Rama ka qëndruar dy ditë në Prishtinë, përkatësisht me datën 29 dhe 30 qershor.

Ai u takua me liderët e partive politike përveç Ramush Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kjo është agjenda e kryeministrit Hoti në Shqipëri:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

11:15-  Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD