Hoti: Së shpejti do të kemi një plan afatgjatë për menaxhimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në vizitën e tij në Ministrinë e Shëndetësisë tha se kjo qeveri së shpejti do të ketë një plan afatgjatë në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Hoti ka paralajmëruar takime më intensive me stafin e Ministrisë për të ndërtuar planin për menaxhimin e COVID-19.

“Sot vizitën e parë me dikasterin e qeverisë e kishë në Ministrinë e shëndetësisë. Mbesim të përkushtuar me situatën që po kalojmë. Falënderova stafin mjekësor për punën që kanë bërë dhe u informova për detajet deri me tani dhe çka më tutje. Po lutemi që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë. Ne kemi një plan bukur të zhvilluar për përballje afatgjate me këtë pandeminë që të hapim gradualisht bizneset, institucionet dhe arsimin. Duke fuqizuar stafin shëndetësor, do të jemi në ditët e ardhshme me takime me intensive për të ndërtuar një plan më afatgjatë për ketë pandemi. Ishte paraqitja ime e parë sot, do të punojmë për shëndetin e njerëzve. Do ta avancojmë sistemin shëndetësor në Qeverinë e Kosovës, të jemi barabartë me vendet që janë progresive evropiane”, tha Hoti.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!