Hoti reagon pasi Sindikata e Telekomit shkëputi marrëdhëniet me bordin e përkohshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka pranuar me shqetësim veprimet e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës me menaxhimin e krizës në të cilën gjendet telekomi.

Sindikata e PTK dje  ka denoncuar se Bordi i Përkoshëm janë “në shërbim të klaneve të caktuara dhe në dëm të Telekomit”, duke bërë që të shkëpusin marrdhëniet me këtë bord.

Hoti lidhur me këtë veprim ka thënë se është i shqetësuar me veprimet e bordit të përkohshëm dhe se këto vërejtje nga Sindikata e Telekomit prekin edhe qeverinë si aksionar.

“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.

Sindikata e Postës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, shkarkimin e këtij Bordi të përkohshëm dhe caktimin e një BPD tjetër.