Hoti raporton për marrëveshjen e arritur në Uashington para kabintetit qeveritar

Në mbledhjen e 29 të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti para fillimit të mbledhjës ka thënë se e ndjenë të nevojshme të raportoj  para kabinetit qeveritar rreth marrëveshjes së arritur në Uashington, Kosovë-Serbi.

Hoti tha se marrëveshja e arritur e fuqizon sovranitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se kjo marrëveshje është vetëm një hap drejt marrëveshjes së madhe që do të përfundojë më njohje reciproke.

“Para se te filloj mbledhjen e rendit ditës e shoh të arsyeshme që  që kabineti te informohet për marrëveshjen.  Ne kemi arritur një marrëveshje në ShBA për normalizimin e marëdhënieve ekonomike ne prezenc të presidenit Trump,  marrëveshjen e kemi bërë publike për të gjithë të interesuairit Marrëveshja është një hap i madh drejt marrëvesjes së madhe, e cila duhet të përfundoë  më njohjë reciproke. Kjo marrëveshje e fuqizon sovranitetin e e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mbas  30 minutave jam marrë në telefon ku më është konfirmuar njohja nga Izraeli”, tha ai.

Hoti gjithashtu theksoi se nga marrëveshja e arritur do të investohen 1 miliardë dollarë  në projektet infrastrukturore dhe ekonimike.