Hoti: Rakiq i nënshtrohet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka komentuar deklaratën e Listës Serbe dhe të zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq për referimin e Kosovës si “Kosovë e Metohi”.

Hoti në një konferencë për media tha se Rakiq i nënshtrohet vetëm ligjeve të Kosovës

“Zëvendëskryeministri Rakiq në zyrën e tij i përdorë te gjitha simbolet e Kosovës ashtu siç kanë qenë, pa asnjë ndryshim. Deklarimet nuk kanë qenë të z.Rakiq. Ai iu nënshtrohet kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ai është anëtar i qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjit. Në cilindo rast që bie ndesh, unë detyrohem të marrë vendim arbitrar. Është çështje e tyre se si janë deklaru”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Liria e lëvizjes kufizohet edhe në katër komunat veriore