Avdullah Hoti - Foto: Atdhe Mulla

Hoti: Qeveria Kurti nuk refuzoi kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë e ka pranuar ish-kryeministri Albin Kurti i cili sipas tij as nuk e miratuar e as refezuar kërkesën e OSBE-së.

“Lidhur me zgjedhjet në Serbi, të cilat për hir të së vërtetës organizohen në Kosovë nga OSBE-ja, ata kanë kërkuar të kenë kësaj radhe 140 pika grumbulluese, unë nuk kam leju, unë kam leju të njëjtat aranzhime që i kanë pas institucionet nga viti 2012 e këndej. Kërkesa ka qenë në qeverinë paraprake dy tri javë, as nuk është miratuar as nuk është refuzuar”, tha ai

Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të raportoj për dialogun, tha se është hap pozitiv që shqiptarët në Luginën e Preshevës janë bashkuar dhe kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Është mirë që kësaj radhe kanë garuar me listë të përbashkët dhe unë i kam takuar përfaqësuesit e tyre në zyrën time, por unë nuk bëjë as postime në facebook as nuk i nxjerri para kamerave, ata e kanë përkrahjen time të plotë. Do të organizojmë mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë për një pako gjithëpërfshirëse edhe në arsim edhe në shëndetësi, ekonomi, qeverisje lokale, që do të jetë pjesë e marrëveshjes për ti ndihmuar qytetarët”, tha Hoti.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi tha që Hoti është dashur të dalë dhe të inkurajoj qytetarët nga Lugina për të votuar masivisht.

Kuvendi i Kosovës sot është duke e mbajtur seancën e dytë për këtë ditë, ku në rend dite janë Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe raportim i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.