Hoti: Qeveria e re do t’i ketë 16 ministri
I mandatuari për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike tha se qeveria e re, e drejtuar nga ai do të ketë 16 ministri, një më shumë nga sa janë tani.
Sipas Hotit, do të ketë ndryshime në ministrinë e Ekonomisë.
“Në cilësinë e mandatarit, gjatë ditëve të fundit kam mbyll marrëveshjet, janë 16 ministri. Ne ende nuk e kemi caktu kabinetin nga ana e LDK-së. Kemi bërë një rishikim të ministrive, te ajo e ekonomisë kemi bërë disa ndryshime”, tha Hoti.
As Mustafa e as Hoti nuk dhanë emra se kush do të jenë ministrat nga ana e LDK-së, duke thënë se po presin për caktimin e seancës së Kuvendit.
“I kemi mrri marrëveshjet bashkë me patnerë të tjerë negociatat që i kemi zhvillu. Tash po presim se për kohën kur po mbahet seanca dhe do të caktojmë ekipin e LDK-së që do të jetë pjesë e kësaj qeverie”, tha Hoti para gazetarëve.