Qeveria Hoti

Hoti: Propozimet e PDK-së e kanë pasuruar Ligjin për rimëkëmbjen

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se amendamentet e propozuara nga PDK-ja, e kanë pasuruar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Ligji i sotëm shpresoj që të marr mbështetjen e të gjithë deputetëve pa përjashtim. Besoj që këto katër amendamente e kanë propozuar këtë projektligj”, tha Hoti.

Kryeministri shtoi se e falënderon publikisht PDK-në për mbështetjen.

PDK-ja ka deklaruar se do të mbështesë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Propozimet e PDK-së për Pakon për Rimëkëmbjen Ekonomike