Hoti: Procesi për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Trustit u bojkotua nga Murati dhe Auditorja e Përgjithshme

Në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere kanë raportuar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, si pjesë e komisionit vlerësues për zgjedhjen e bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se sipas tij ky proces është bojkotuar nga Murati dhe Spanca me qëllim pritjeje zgjedhjen e guvernatorit të ri.

“Këtu po e shoh unë qartë që procesi është bojkotu nga dy anëtarë të komisionit me qëllim qe me prit deri sa të zgjidhet guvernaori i ri, ne si komisioni s’mundemi me iu dergu rekomandime as asgjë sepse nuk është pazar këtu”- tha Hoti.

Në mars të vitit të kaluar dy anëtarëve të bordit iu kishte skuadër mandati andaj, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti u kishte dërguar email për nisje të procedurës së konkursit, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme.

Por Mehmeti nuk mori përgjigje nga asnjëri deri në një email të dytë në tetor.

“Me 10 mars e kam pranuar një email nga trusti që janë dy pozita vakante ne bordin e TRUST. Me 14 mars i kam dërguar email nga auditorja dhe nga ministri por që nuk kam marre email. 24 tetor 2022 për dy anëtarë dhe anëtareve tjerë po. Më 28 tetor 2022 kam pranu pëlqimin nga auditorja për të vazhdu me procedurat më 24 nëntor kam pranu pergjigje nga ministri”- u shpreh Mehmeti.

“Konkursi për anëtarë të bordit ka përfundu më 23.12.2022 . 5 janar 2023 përmes emailit kam kërku takimin e komisionit për te diskutuar për . Që nga 5 janar nuk kam pranuar asnjë email “- shtoi ai.

Më pas, deputeti nga radhët e LVV-së, Visar Korenica e ka pyetur Muratin që përse nuk është përgjigjur në emailin e guvernatorit.

“A e vlerësoni të drejtë shpaljen e konkursit pa u ul asnjëherë në mes vete. Pse nuk jeni përgjigj në emailin e guvernatorit që në mars. Kur mendoni që ky konkurs përfundon në bazë të të dhënave të aplikantëve?”- ka pyetur Korenica.

Në përgjigjen e tij, Murati tja se nga emaili ka pritur që të njoftohet për kriteret e konkursit dhe më pas të shpallej.

“Emaili kemi marrë a pajtohemi që të vijojmë me shpalljen e konkursit por unë kam prit prej kësaj që neve na njoftojnë për kriteret dhe tani të shpallet. Ne veç kur jemi njoftu për përfundimit të konkursit. Ne jemi njoftu nga përfaqësuesi i ambasadës britanike që ky konkurs ka qenë njëri nga konkurset që do të duhej të monitorohej. Ne kemi disa alternativa që britaniket pajtohen që të marrin pjesë nga tani ose alternativa e dytë nëse ata kërkojnë që të kthehet në pikën zero dhe nga kjo ne kemi dy alternativa që ta anulojnë konkursin apo të mos pajtohemi dhe të vazhdojmë”-  tha Murati.

Spanca tha se nuk janë dakorduar për shpallje por, për nisje të procesit.

“Nuk mendoj që gjithçka është në rregull është e vërtetë që në shpallje të konkursit është i bazuar në ligj. Ne nuk jemi dakordu për shpallje por për nisje të procesit”- deklaroi Spanca.

Deputeti nga PDK, Mergim Lushtaku tha se e shqetëson fakti se ministri sipas tij thotë se nuk ka shumë rëndësi që të jetë bordi teksa shtoi duke pyetur Muratin për marrëveshjen me britanikët.

“Secili e ka në përgjegjësinë e vet para instucionit dhe qytetarëve. Më shqetëson fakti që ministri e thotë që nuk ka shumë rëndësi që të jetë bordi. Nga 14 marsi nuk kemi pas reagim deri në tetor dhe kjo është jo përgjegjësi e madhe. Deri sa e shoh që ka marrëveshje me britanikët a do të thotë kjo që nuk i keni vlerësu”- tha Lushtaku.

“Jo nuk ka vlerësim”- është përgjigjur Murati.

Paraprakisht, deputeti Hoti ka kërkuar përgjegjësi nga ministri Murati si pjesë e komisionit vlerësues për mos zgjedhjen e bordit drejtues të FKPK-së.

“A e ndjen vetën përgjegjës”- ishte pyetja e Hotit. “Jo nuk ndihem”- u deklarua Murati.

Pas kësaj përgjigje, deputeti Hoti ka thënë se 2.5 miliardë investime në Trust kanë mbetur pa “zot shtëpie” dhe disa mjete janë investuar në banka që kanë falimentuar, sipas tij, e gjithë kjo për shkak të mungesës së anëtarëve të bordit.

Gjatë fjalës së tij Hoti iu drejtua Muratit “të lutem me qenë serioz dje mos me u zgërdhi”.

“Ministër unë e di që t`i je i papërgjegjshëm, t`i duhesh të ndihesh në faj para qytetarëve që na ka ndodh kjo situatë dhe të thuash që do të bëjmë sa më shpejtë një zgjidhje. Me pas pak përgjegjësi për menaxhimin e 2.5 miliardë eurove që nuk kanë zot, që sot të menaxhojmë ato. Do t`i publikoj paratë e Trusti-t që janë investuar në banka që kanë falimentuar. Kur flas ju kisha lut me qenë serioz dhe mos me u zgërdhi. Ti e di që unë nuk të respektoje fare”- tha Hoti.

Ministri Murati theksoi se deklarimet e Hotit për humbje në trust janë të pavërteta dhe se i njëjti me deklaratat e tij po shkakton panik tek qytetaret.

“Është totalisht jo serioze që të bëni fushatë të tillë drejt një institucioni në të cilin ruhen paratë e qytetareve. Mos hyni në fusha që nuk i kuptoni, bëhet fjalë për performancë negative rreth 1.01%”- tha Murati.

Para komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere janë thirrur në raportim, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Adrian Zalli, drejtor menaxhues i Trust.

Hoti – Muratit: Ju kisha lut me qenë serioz dhe mos me u zgërdhi, merrni përgjegjësi për Trusti-n

(Ky artikull është edituar në titull dhe në tekst për shkak se në vend të emrit të Vlora Spancës (Auditore e Përgjithshme), ka dalë emri i Krenare Sogojeva Dermakut (Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi).