Hoti priti Auditorin e Përgjithshëm, flasin për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot takoi Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani. Në takim e pranishme ishte edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Me këtë rast, kryeministri Hoti  dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit.