Hoti prezanton shtatoren e Fadil Vokrrit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka prezantuar shtatoren e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Sipas Hotit, statuja e Vokrrit është në përfundim e sipër.
“Statuja e Vokrrit në përfundim e sipër. Së shpejti e shohim në vend. Përgëzime artistëve që i dhanë formë dhe Ministres Dumoshi e bashkëpunëtorëve të saj për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Statuja e Vokrrit në përfundim e sipër. Së shpejti e shohim në vend. Përgëzime artistëve që i dhanë formë dhe Ministres Dumoshi e bashkëpunëtorëve të saj për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës.
Publiée par Avdullah Hoti sur Lundi 10 août 2020
Në qershor të këtij viti, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, deklaroi se shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri dhe parku ku do të vendoset ajo, do të finalizohet në fund të tetorit të këtij viti.
Ajo tha se ministria ka parashtruar kërkesën që parku dhe shtatorja e Vokrrit të vendosen tek stadiumi i Prishtinës.
“Finalizimi i projektit të shtatores dhe parkut do të bëhet deri në fund të muajit tetor”, tha ajo në njërën prej seancave të Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.