Avdullah Hoti
Hoti premton heqjen e doganës për autobusët e rinj
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, premtoi të mërkurën se qeveria që ai do ta drejtojë pas 14 shkurtit nëse i fiton zgjedhjet, do ta heqë doganën për importin e autobusëve të rinj.
Gjatë një vizite që i bëri kompanisë “24 Yjet” në Prishtinë, kryeministri në detyrë Hoti tha se e ka vendosur në prioritetet e qeverisë së tij mbështetjen për kompanitë e transportit, në mënyrë që edhe qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet qarkullimi komod.
Hoti tha se lirimi nga dogana për importin e autobusëve të rinj do të bëhet në tre muajt e parë të qeverisjes.
Ndërsa Drejtori i kompanisë “24 Yjet”, Gani Sinani, gjatë bashkëbisedimit me Hotin foli për sfidat dhe vështirësitë me të cilat janë përballur transportuesit kryeqytetas, në kushtet e krizës së pandemisë.