Hoti për takimin në Paris: Shpreha gatishmërinë për dialog, por me njohje reciproke

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me presidentin francez Emannuel Macron në Paris, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, e cila sipas tij, nënkuptoj njohje reciproke.

Hoti në një konferencë për media ka deklaruar se e ka ftuar Macron për vizitë në Kosovë, e që i njëjti thotë e ka pranuar.

“Me presidentin Macron kemi konstatuar se dy vendet kanë marrëdhëniet te veçanta mes vete. Ia kam treguar qartë qëndrimet tona sa i përket dialogut me Serbinë. Franca mbetet mik i  madh i Kosovës sepse ka pasur rol në çdo proces tonin. Unë e kam ftuar ne vizite në Kosovë. Ai e ka pranuar me kënaqësi ftesën dhe do te gjejë kohën e duhur për të ardhë”, u shpreh Hoti.

Kujtojmë se më shumë se dy vite, presidenti francez ia kishte konfirmuar vizitën në Kosovë edhe presidentit Thaçi.

Vizitë kjo që ende nuk ka ndodhur.

 

Thaçi Takohet me Macron, Konfirmon Vizitën e tij në Kosovë