Foto: KALLXO.com

Hoti për situatën me COVID-19: Masat që janë në fuqi do të vazhdojnë

Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sugjerimi i institucioneve shëndetësore, përkatësisht IKSHPK-së, është që masat aktuale ndaj pandemisë të mbahen edhe më tej.

“Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës. Konstatimi i përbashkët është që gjendja është mjaft serioze por është nën kontroll. Sugjerimi i instituti ëhstë që  masat që janë në fuqi të mbahen”, tha ai, duke shtuar se do të shkohet me zbatim rigoroz të masave.

Hoti tha se nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 145 mijë qytetarë.

Kryeministri shtoi se numri më i madh i rasteve pozitive është në institucionet shëndetësore.

“Në këto dy javë pas masave të reja është stabilizuar numri i rasteve të reja me Covid. Kemi vendosur nënkontroll zgjerimin e pandemisë”, tha Hoti

Hoti u shprehu ngushëllime familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre për shkak të coronavirusit.