Hoti për arresimet pas bastisjeve të sotme: Këta njerëz nuk kanë vend në institucione

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se pret hetim të plotë për gjithë të përfshirët në rastin e bastisjes së sotme në institucione.

Hoti përmes një postimi tha se fajtorët duhet të dënohen dhe se njerëz të korruptuar nuk kanë vend në institucione.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka  thënë Hoti.

12 persona janë arrestuar në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë në Prishtinë.

Bastisje të disa institucioneve kanë rezultuar me konfiskimin e një vlere të madhe parash por edhe materiale të tjera të rëndësishme të cilat do të përdoren gjatë procesit të hetimit.

 

Aksioni i arrestimeve nëpër institucione, Prokuroria jep detaje