Takimi Hoti- Escobar. Foto: Facebook/Avdullah Hoti.

Hoti pas takimit me Escobarin: SHBA-të janë aleati ynë strategjik

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tash deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, ka takuar sot Gabriel Escobarin, të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimin në Facebook, Hoti ka thënë se me emisarin amerikan kanë biseduar lidhur me situatën aktuala që po kalon Kosova.

“Sot u takova me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.  Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”-ka shkruan Hoti.

Hoti ka thënë se se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati  strategjik i Kosovëse, sic ka shkruar më tej ai, miqësia me ta është e shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojë përherë.

Kosova po përjeton “presionin” më të madh politik për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe (AKS). Zyrtarë amerikanë themelimin e AKS-së po e quajnë si veprim të domosdoshëm, ndërsa marrëveshja fillestare për të po kundërshtohet pasi nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë me ngulm që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e nënshkruar 10 vjet më parë në kuadër të dialogut Kosovë Serbi të nisur më 2011.

Dy zyrtarët amerikanë –  Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë ritheksuar edhe njëherë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten ka treguar gjashtë kushtet me të cilat Kosova mund ta konsiderojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Asociacioni i komunave i dalë në parim nga marrëveshja e Brukselit, Thaçi – Daçiq, si një mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës me këto kushte”- ka thënë Kurti.Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.

Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti, nuk kanë rëndësi në diskutimin që po bëhet për Asociacionin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës të premten, Hoti tha se ndryshimi i formatit të dialogut me Serbinë nga Qeveria Kurti ndryshoi qasjen ndaj këtij dialogu.

‘Presion’ për Asociacion