Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti pas takimit me ambasadorët e QUINT-it shprehet i vendosur për luftën kundër korrupsionit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas komunikatës së Qeverisë, kryeministri Hoti është  shpreh i vendosur “për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, si dhe tregoi për “gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it”.

Në grupin e QUINT-it bëjnë pjesë ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.