Foto: ZKM

Hoti paralajmëron plan dhe premton mbështetje për Telekomin

Pas marrëveshjes së arritur nga Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile për zhbllokimin e xhirollogarive, Qeveria e Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka thënë se do ta mbështesin këtë institucion.

Sipas komunikatës së ZKM-së, Hoti së bashku me ministrin e  Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi kanë thënë se do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.

 

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.

Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.