Hoti paralajmëron pagesat dhe planin për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook, ka thënë se janë duke u përgatitur për pagesat e punëtorvë të mbetur pa punë si dhe disa kategori të tjera.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura”, tha ai.

Hoti shtoi se gjithashtu janë duke bërë planin për shpërndarjen e masave të rimëkëmbjës ekonomike.

“Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, shkroi ai.