Hoti - Pacollit: Mbroje Qeverinë tënde e jo të Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur sot me deputeten e LVV-së, Fitore Pacollin për çështjen e dialogut.

Hoti e ka kritikuar deputeten e LVV-së duke thënë se e njëjta në foltore të Kuvendit po e mban anën e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në këtë foltore nuk është mirë me mbajtë në mbrojtje Vuçiqin, kritikoje qeverinë tane po merre në mbrojte qeverinë tane e jo Vuciqin. Çka është bisedu me Vuciqin isha mjaft i qartë, janë diskutu dy tema, janë prezentu parimet e palëve, për të pagjeturit, për të gjetur përfundimisht çështjen për personat e pagjetur”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka shtuar se nuk ka diskutuar me Vuciqin për hapjen e arkivave të UÇK-së.

“Parimi i dytë që të sillet drejtësi, e që të kihet kujdes për familjet e viktimave, nuk kam diskutu apo s’jam dakordu që të hapen arkivat e UÇK’së. Tema e dytë çështjet ekonomike çka kemi shtru ne si palë i kemi listuar të gjitha çështjet që janë të mbyllura”, ka thënë ai, duke shtuar se koordinatori shtetëror Skender Hyseni mbi këto parime që nga dje ka filluar hartimin e marrëveshjes ndërkombëtare.

Në anën tjetër deputetja Pacolli e ka pyetur Hotin se a është e vërtetë që ka deklaruar se nuk e di deri ku ka shkuar procesi i bisedimeve.

“A është e vërtetë që keni thënë se nuk e keni ditë ku ka mbërri procesi i bisedimeve, a është e vërtetë që keni thënë se nuk i dini prapaskenat, a mjafton kjo me thane që jeni i paaftë i papërgatitur, na tregoni çka keni fol me Vuciqin, me cilin shtet jeni koordinu që ta caktoni koordinatorin, me Serbinë? Përgjigjuni konkret çka keni diskutu me Vuciqin”, ka thënë Pacolli./RTK