Hoti: Oponentët e LDK-së janë pengesë e Kosovës qe 30 vite

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti në tubimin zgjedhor në Malishevë tha se oponentët e kësaj partie, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, janë pengesë e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Sipas tij, ata janë ‘një pakicë e vogël e kuqe’.

“Nuk jemi lëkundur nga rruga jonë 30 vite sepse këta që i quajti kryetari i degës, (brigadë e kuqe) me një shprehje nuk janë të sodit. I kemi pasur pengesë në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës qe 30 vite, gjithmonë na kanë bërë problem, gjithmonë një pakicë e vogël e kuqe na ka bërë problem në procese të cilat ka kaluar Kosova”, tha Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend pritet të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt.