Hoti: Nuk jap data por pres liberalizimin e vizave së shpejti

Kryeministri Avdullah Hoti pas kthimit nga Brukseli tha se pret që shumë shpejt disa nga vendet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovës të lëvizin përpara.

Sipas tij, tashmë e pranojnë të gjithë se Kosova i ka plotësuar kriteret e nevojshme për liberalizimin e vizave.

“Pranohet nga të gjithë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për vizat. Unë pres që tash shumë shpejt që disa nga vendet anëtarë që kanë qenë skeptike, të lëvizin sa më shpejtë përpara me liberalizim të vizave”, tha Hoti pas kthimit nga Brukseli.

Hoti thotë se ka shpresë, sidomos pas letrës që një grup i deputetëve të të gjitha partive i kanë shkruar kancelares gjermane Angela Merkel.

“Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel, nga të gjitha partitë. Kjo na bënë neve me shpresë”, tha Hoti.

“Unë asnjëherë nuk do të jap datë për liberalizimin e vizave, sepse ajo nuk varet nga ne”, shtoi ai.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e eurodeputetëve që u është dërguar kancelares gjermane Angela Merkel.

Eurodeputetët i kërkojnë Merkelit liberalizimin e vizave për Kosovën brenda vitit 2020