Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti nuk e lë Zemajn të përgjigjet nëse e ka të afërm të arrestuarin në IKPShK - VIDEO

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, gjatë një konference për medie, nuk e ka lënë të përgjigjet Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj në pyetjen e  KALLXO.com se cila është lidhja e tij me Betim Selimin, personin i cili u arrestua nën dyshimet për marrje ryshfeti për teste të COVID-19.

Sipas një deklarate të cituar në media, përkatësisht nga gazeta “Sinjali”,  Ministri ka konfirmuar se personin e arrestuar më 30 dhjetor e ka mik, përkatësisht familjar të bashkëshortes.

Megjithatë në pyetjen e drejtpërdrejt lidhur me këtë gjatë konferencës së përbashkët të Zemajt me Hotin, ky i fundit tha se ministri Zemaj e ka dhënë sqarimin e duhur.

“Besoj që ministri i ka dhënë sqarimet e nevojshme për këtë e sa për me ju siguru që kjo nuk ka me ndodh gjatë vaksinimit është kjo strategjia e imunizimit”, tha Hoti.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka realizuar hulumtimin pas të cilit ka përfunduar në pranga Betim Selimi nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe për marrje ryshfeti.

Videon në momentin e marrjes së ryshfetit dhe arrestimit mund ta shihni më poshtë:

Arrestimi i laborantit të IKSHPK-së për marrje të ryshfetit – LIVE