Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Nuk brengosemi për deklaratën e Vuçiqit, e kemi ushtrinë tonë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi, duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.

Hoti ka thënë se ata nuk brengosen për këtë deklaratë, pasi sipas tij Kosova e ka ushtrinë e saj.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lidhur me këtë temë, Hoti ka reaguar edhe më herët sot gjatë ditës.

Hoti reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit: Nuk i shërben paqes