Hoti nis homazhet nga shtatoret e Skënderbeut e Rugovës, do të shkojë edhe te Jasharajt

Kryeministri i vendit, sot, më 28 nëntor nisi homazhet nga shtatorja e Skënderbeut dhe ajo e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në një prononcim për media, Hoti tha se sot do të bëj homazhe edhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz, për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan në lirinë tonë.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është ditë kombëtare. Ne i filluam homazhet nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilën unifikohet nëntori i parë, festa më e madhe dhe te shtatorja e Presidentit Rugova. Tani do të vazhdojmë në Prekaz,  në vendin e shenjtë për të treguar respektin për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, deklaroi ai.

Së bashku me Hotin ishin edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Tahiri e Driton Selmanaj.