Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Nga viti i ardhshëm lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nga viti i ardhshëm do të lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve.

Sipas tij, me këtë ulet barra financiare për familjet kosovare.

“Lirohet edhe tregu i sigurimeve, që nënkupton zhvillim të produkteve të reja dhe më të lira të sigurimeve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere me Bankën Qendrore në të gjitha politikat financiare, sipas tij, për të promovuar zhvillim dhe konkurrencë të drejtë.