Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti nesër viziton Maqedoninë Veriore

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër zhvillon vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Takimi mes dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, Hoti do të zhvillojë edhe takime të tjera.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrisë.