Foto: ZKM

Hoti nesër takohet me kryetarët e komunave për fillimin e procesit mësimor

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kryetarët e komunave dhe ministrat përkatës, për të diskutuar me ta për fillimin e mësimit.

Sipas tij, me kryetarët do të dakordohet edhe për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Hoti ka paralajmëruar takim edhe me partnerët e koalicionit për të diskutuar për dialogun.

“Në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit’, ka shkruar Hoti në ‘Facebook’.