Foto: ZKM

Hoti nesër në Bruksel për vizitë zyrtare

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, nesër sërish do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel.

Sipas njoftimit, kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë se të premten në Uashington Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Hoti për takimin me Vuçiqin në Bruksel: Vetëm për njohje reciproke