Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Në takimet me Serbinë kërkohet njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se dialogu Kosovë – Serbi bëhet për marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në çdo fushë.

Hoti i pyetur lidhur me dialogun dhe krijimin e asociacionit, tha se marrëveshje tjetër nuk do të ketë.

“Dialogu bëhet vetëm për për marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe normalizim të marrëveshjeve në çdo fushë”, tha Hoti.

Hoti tha se çfarë deklarojnë zyrtarët serb pas takimit nuk i merr as parasysh.

Dje drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i tha mediave në Bruksel se gjatë takimit të 29 tetorit ngritën çështjen e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe dhe këmbëngulën në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që sipas tij, “është e nevojshme për vazhdimin e dialogut, por edhe për ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

Serbia kërkon Asociacion me kompetenca ekzekutive