Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Hoti në Kuvend: Asociacionin e gjeta në mesin tuaj - VIDEO

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është duke e negociuar në kuadër të dialogut me Serbinë.

 

Hoti është zotuar se këtë temë as nuk do ta negociojë.

“Asociacionin e kemi gjetur në mesin e juaj, këtu. Asociacionin nuk jam duke e negociuar. Temën e Asociacionit kjo qeveri nuk e ka hapur as nuk do ta hapë në proces të dialogut. Sot është cilësuar si ditë e rrezikshme. Po e shihni që është një ditë normale me diell, ku po dialogojmë brenda në Kuvend me juve”, tha Hoti në raportimin e tij në Kuvend.

Hotit më pas i reagoi deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i cili tha se Asociacionin  e ka nënshkruar ish-kryeministri Isa Mustafa.

Tek asociacioni, se po bëhet lojë këto ditë,  Asociacioni s’e ke gjetë në mesin tonë, e ke gjetur në mesin e LDK-së se kryeministri Mustafa e ka nënshkruar. Edhe unë jam kanë ministër i Jashtëm, por jo në mesin tonë, jo në mesin e këtyre kolegëve”, tha Hoxhaj.

Rikthimi i temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në dialogun Kosovë-Serbi po kundërshtohet fuqishëm me pretekstin se hapja e kësaj teme shkon në dëm të Kosovës dhe mundëson krijimin e një entiteti brenda territorit të Republikës së Kosovës njëjtë si Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Rikthimi i temës së Asocioacionit është përmendur se do të hapet këtë të enjte në nivel të ekspertëve të dy vendeve por kjo gjë është mohuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.