Hoti: Në Klinikën Infektive nuk ka më vende për pacientë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vendi është në rrezik nga vala e dytë me COVID-19, dhe u bëri thirrje qytetarëve që kontribojnë në ndihmë duke i respektuar masat.

“Na ndihmoni që mos ta mbyllim komplet ekonominë siç ka ndodhur para 3 muajve”, tha Hoti.

Hoti pas mbledhjes së komitetit tha se nuk mund të lejojnë që gjendja të dal jashtë kontrollit, pasi sipas tij jeta e qytetarëve është mbi të gjitha prioriteti i parë.

“I kemi 49 raste me fatalitet, Klinika Infektive është e stërmbushur, nuk ka vende më për njerëz. Ministri drejtori i QKUK, drejtori i Institutit janë duke kriju hapësira shtesë nëpër klinika tjera dhe spitale regjionale”, tha ai.

Hoti tha se masat janë të thjeshta dhe shumë të qarta.

“Maskat, distanca fizike, larja e duaerve tri gjera të thjeshta. Jemi të obligushëm të gjithë ti ndërmarrim këto masa kur ecim në rrug, kur hypim në autobus, kur hym në market, barnatore, etj. Cdo kush që nuk i zbaton këto masa bënë vepër penale sespe rrezikon shëendetin e vet dhe të qytetarëve të tjerë”, tha ai.

“Deri sot kemi pas 2 mijë e 677 raste të porekura nga Covid 19. Për momentin i kemi 130 të hosspitalizuar, 6 në gjendje të rëndë shëndetësore, stafi shëndetësor po e bënë maksimumin.8 për qind e rasteve totale  janë mjekët stafi shëndetësor I prekur nga kjo sëmundje”, tha Hoti

Hoti tregoi se kanë diskutuar në  detaje për masat që do ti marrim qysh në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

“Nëse ka nevojë për vendime ekzekutive duke fillu nga reduktimi i punësimeve në institucione  për gjithë ata që kanë mundësi me kry punë nga shtëpia ti lirojmnë ata \ në shtëpi do të mbyllen gjithë sektorët  në apartamente biznese të ndryshme ku ka rase të paraqitura, duhet detyrimisht përmes organeve të rendit të kontrollohen që  përsonat e infektuar të mbesin të izoluar. Duhet të aktivizohen shtabet locale të komunave. Inspektori sanitar të marr masat në përputhje me ligjin. Jemi duke e konsideru nëse duhet marrur masa për karantinimin e disa prej lokacioneve ku ka më shumë raste të paraqitura, Do të ndaklojmë grumbullimin e qytetarëve në hapësira të  hapura ose mbyllura më shumë se 100 persona. Duhet të rregullohen ceremonitë mortore vetëm me rrethin e ngushtë familjar”, tha Hoti duke shtuar se gjitha resurset shtetërore i kanë vënë në funksion.

Hoti tha se është kërkuar që të rriten kapacitetet e infermierëve shtesë.

“Do të rrisim edhe për së paku 100 infermier në klinikat që merren me këto çështje”, tha Hoti.