Foto: KALLXO.com

Hoti: Mund të numëroj 119 deputetë që mund ta bëjnë më mirë punën se Vjosa Osmani

Kreu i ekzekutivit të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhje së Qeverisë në një konferencë për media ka folur edhe për mospajtimet me kryeparlamentarën Vjosa Osmani.

Hoti ka thënë se Osmani do ta kuptojë gabimin  pas 3 viteve.

“Unë jam personi i fundit që dikush mundet me më  quajt arrogant. Mund të kem të meta të tjera por këtë nuk e kam. Unë mund të numëroj 119 deputetë që mund ta bëjnë punën më mirë se kryeparlamentarja, por kjo është relative. Zonja Osmani e kupton që është gabim pas 3 viteve”, ka thënë ai.