Hoti me selame për Hazirin e Haradinaj: Nuk ka vend për deklarata pompoze e defilime në vendgjarje pa e njohur ngjarjen
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me hyrjen e pjesëtarëve të xhandamërisë serbe në Kosovë, ka thënë se nuk ka vend për shqetësime, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.
Sot, gjatë ditës ish-kryeministri Ramush Haradinaj kishte vizituar vendin e ngjarjes fshatin Karaçevë të Kamenicës.Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një deklarate kishte thënë se thotë nëse nuk dëshironi me pa xhandarmësinë serbe në Karaçevë duke të vendoset kufiri në Ristovc.
Hoti, përmes postimit në Facebook ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin ka komunikuar edhe vet mbrëmë.
Ai ka thënë se së shpejti së bashku me kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati, do të vizitojnë qytetarët në ato fshatra.
Tutje, ai ka thënë se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.
Dje në këtë fshat kanë hyrë 11 pjestarë të xhandarmërisë serbe me uniforma dhe të armatosur.