Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti: Me 14 shkurt votohet bazuar në punët që janë bërë, jo në sondazhe të Facebook-ut

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, njëherit kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth renditjes së subjekteve politike në sondazhe. Ai ka thënë se me 14 shkurt do të votohet duke u bazuar në punët që janë bërë e jo në sondazhe në Facebook.

“Kur vjen 14 shkurti njerëzit kanë me votu në kuti me zemër e mendje, bazuar në punët që janë bërë deri tash dhe në evidencën që kanë pa e jo në sondazhe të Facebook-ut”, tha ai kur iu kërkua një koment se Vetëvendosja përmes sondazheve ka dal si partia e parë.

Sa i përket perçarjes LDK – AKR, Hoti tha se “apsolutisht nuk ka asnjë gjë”.