Avdullah Hoti - Foto: ZKM

Hoti: Ligji për rimëkëmbje ekonomike mundësonte tëheqjen e kursimeve personale dhe fondit të AKP-së

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Ligji për rimëkëmbie ekonomike mundësonte tërheqjen e 10% të kursimeve personale, që sipas tij, janë rreth 170 milionë euro dhe tërheqjen e 100 milionë eurove të tjera, nga fondi i AKP-së, për nevoja të rimëkëmbjes ekonomike.

Por ky Ligj ka dështuar të hyjë si pikë në rendin e ditës të Kuvendit.

Pas dy herë votime, nuk ka kaluar propozimi që të hyjë në rend dite shqyrtimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Votimi i parë kishte vetëm 57 vota ndërsa i dyti vetëm 60, të pamjaftueshme për kalimin e propozimit.

Me kërkesë të deputetit, Shkelzen Hajdini, u votua për shmangien e procedurave për shqyrtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

“Të plotësohet rendi i ditës, për shqyrtimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19, të bhet me procedurë të përshpejtuar. Të jetë si pikë e parë e rendit të ditës, të shqyrtohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike”, tha ai.

Pas këtyre diskutimeve, pati tensione në mes të deputetëve në Kuvend.

 

Tensione në Kuvend ndërpritet seanca