Hoti: Ligji për paga duhet marr parasysh parimin e barazisë

Avdullah Hoti deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se shumica e veprimeve të ligjit për pagat janë kryer në qeverinë e kaluar.

Hoti tha se në këtë qeveri do të duhej të ishin konsultimet finale dhe të sillej ligji në Kuvend.

“Çka është dashtë të bëhet do të ishin konsultimet finale dhe të sillej ligji në kuvend dhe besoj do të kishte marr mbështetje nga të gjithë sepse jemi të vetëdijshëm për mundësitë buxhetore që janë në vend”, tha Hoti.

Deputeti Hoti tha se duhet marr parasysh parimin e barazisë, pagë të njëjtë për punë të njëjtë si dhe duhet ta kenë parasysh ruajtjen e kuadrove specifike.

“Sindikatat duhet të binden për trajtimin e drejtë të të gjithë punëtorëve në sektorin publik. Duhet të caktohet hierarkia e pagave në gjithë sektorin publik arsim, shëndetësi, drejtësi, te shërbyesit civil, tek institucionet kushtetuese të pavarura te policia ushtria zjarrfikësit inspektoratet e ndryshme autoritetet lokale e kështu me radhë”, tha ai.

Sipas Hotit caktimi i koeficientit e jep koston totale të pagave në sektorin publik.