Hoti: Kurti nuk tregoi kulturë institucionale me mos ardhjen për pranim-dorëzim

Sot, kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti mori zyrtarisht detyrën. Por, se ish-kryeministri, Albin Kurti nuk ishte që t’ia dorëzoj këtë.

Në lidhje me këtë çështje, Avdullah Hoti tha se Kurti nuk ka treguar kulturë institucionale.

“Kryeministri nuk ishte në zyre kur shkova, nuk u çudita. Nuk tregon aspak kulturë institucionale sepse këto janë procese demokratike dhe kjo është plotësisht normale. Edhe unë në të ardhmen do të ja dorëzojë dikujt, duhet të pajtohemi me rotacionet e pushteteve”, ka deklaruar Hoti në RTK.

Tutje Hoti u shpreh i sigurt se do të votohej dje në Kuvendin e Kosovës si kryeministër nga deputetët.

“Sigurinë e kemi pasur të plotë në momentin që e kemi dorëzuar 61 shkrime për të marrë mandatin tek presidenti, s’ka pasur asnjë dyshim që nuk do të kaloj qeveria. Kam qenë plotësisht komod që do të votohet qeveria”, tha Hoti.

Dje, kur në Kuvend u votua Qeveria Hoti, ish-kryeministri, Albin Kurti, kishte thënë se nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek Hoti, pasi sipas tij, nuk mund ta pranoj atë që e ka shkarkuar.

“Kjo është qeveria koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, sepse nuk mund  ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, ka thënë Kurti dje.

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin e detyrës, kjo është Qeveria koti

.