Hoti: Kur erdha në Qeveri, marrëdhëniet me Shqipërinë i kam gjetur pothuajse të ngrira

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës do të raportojë mbi punën 100 ditëshe të Qeverisë.

Hoti sa i përket arritjeve të vendit në politikën e jashtme ka thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë më mirë sa i përket kësaj fushe.

Ai tutje shtuar se marrëdhëniet me Shqipërinë kur ai ka marrë postin e të parit të ekzekutivit i ka gjetur pothuajse të ngrira.

“Qeveria ka arritë të rivendosë bashkëpunim të plotë me vendet të cilat qeveria e mëparshme i kishte dëmtuar. Kur kam ardhur në Qeveri marrëdhëniet me Shqipërinë i kam gjetur pothuajse të ngrira. Kosova nuk ka qenë në pozitë më të mirë në politiken e jashtme kjo falë mbështetjes së miqve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Hoti ka foluar edhe për marrëveshjen me Serbinë të cilën sipas tij, me të drejtë është quajtur historike.

“Sa i përket dialogut me Serbinë qeveria e Kosovës ka pasur qasje shumë konstruktive, kemi bashkëpunuar ngushtë me Lajçak. Ajo me të drejtë është cilësuar si një marrëveshje historike. E falënderoj të gjithë administratën Trump është akt për arritjen e një marrëveshje me Serbinë. Do të sjellë projekte që  do ta shndërrojnë Kosovën në nyje të komunikimit në Ballkan. Do ta kthejnë Kosovën në palë kredibile”, shtoi ai.